Kronikë e zezë

Një 30-vjeçare tenton të vetëvritet në mes të Bulevardit

Një 30-vjeçare tenton të vetëvritet në mes të

Një e re mësohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje pasditen e sotme në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". 30 vjeçarja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, mësohet se ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve.

Ngjarja njoftohet nga policia dhe raportohet se ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa është dërguar në spital me urgjencë. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.10.2020, rreth orës 18:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për motive ende të paqarta, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 30 vjeçe, dyshohet se ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e cila u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.