Kronikë e zezë

Një fëmijë i lënduar nga përplasja e dy makinave në Durrës

Një fëmijë i lënduar nga përplasja e dy makinave

Një aksident automobilistik u regjistrua këtë pasdite në Durrës, si asojë e të cilit mbetën të plagosur dy persona, drejtuesi i njërës makinë dhe fëmija i tij, njoftoi policia të dielën.

Fatmirësisht, shtetasi me inicialet F.K dhe djali i tij, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, nuk kanë humbur jetën, por janë nën kujdesin e mjkëve për shkak te plagëve të marra.

Aksidenti ka ndodhru rreth orës 18:00 në aksin Xhafzotaj-Rrashbull, teksa janë përplasur dy makinat të tipit “Toyota” dhe “Benz”. Po punohet për zbardhjen e rrethanav të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 07.11.2021, rreth orës 18:00, në aksin rrugorë Xhavzotaj-Rrashbull, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K., është përplasur me mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. B.,

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit F. K., me pasagjer fëmijën e tij, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranapost.al