Kronikë e zezë

Një grua godet me thikë infermieren në Gjirokastër, transportohet në Psikiatri

Një grua godet me thikë infermieren në Gjirokastër,

Një infermiere në spitalin e Gjirokastrës është goditur me thikë nga një grua.

Sipas raportimeve në media, gruaja që ka sulmuar punonjësen e bluzave të bardha vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Gruaja e indentifikuar si Elvira S. paraditen e sotme ka shkuar në ambientet e spitalit rajonal 'Omer Nishani' dhe ka qëlluar me thikë infermieren. Nuk jepen detaje për gjendjen shëndetësore të infermieres. 

Nga sulmi i agresores e lënduar ka mbetur edhe një infermiere e dytë. Agresorja është transportuar për në spitalin psikiatrik të Vlorës.