Kronikë e zezë

Një i mitur gjendet i pajetë në Liqenin e Farkës

Një i mitur gjendet i pajetë në Liqenin e Farkës

Një 14-vjeçar u gjet i pajetë në Liqenin e Farkës mëngjesin e sotëm.

Sipas njoftimit të policisë, i mituri me inicialet A.R., u gjet rreth orës 06:35 dhe dyshohet se është mbytur në liqen.

Aktualisht policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.