Kronikë e zezë

Një prej grabitësve në Rinas akuzohet si vrasës i vëllezërve Haxhia

Një prej grabitësve në Rinas akuzohet si vrasës i

Disa detaje të reja kanë dlaë në dritë nga vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në Durrës në 27 prill.

News 24 zbulon se prokuroria ka lëshuar një urdhër arrest për Talo Çelën, një nga të pandehurit e grabitjes në Rinas. Ai akuzohet si i dyshuari kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Haxhia.

“Talo Çela kishte dyshime se vëllezërit kishin informacion se ku fshihej shuma e parave të grabitura në Rinas. Sipas grupit hetimor, dyshohet se ai iu ka kërkuar atyre që të tregojnë vendin se ku fshihej ato, por djemtë kanë refuzuar”, shkruan News 24.

Çela është shpallur në kërkim nga policia.