Kronikë e zezë

Sherri me sende të forta merr një tjetër jetë në Elbasan

Sherri me sende të forta merr një tjetër jetë në

Pas asaj të djeshmes, ku humbi jetën një 23-vjeçar, një tjetër vrasje ka ndodhur në Elbasan. Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në afërsi të qendrës së qytetit shtetasi, Florian Lamçja është qëlluar me sende të forta.

Sipas njoftimit të Policisë A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan janë konfliktuar dhe goditur me sende të forta. Shtetasi F.L., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Lexo më shumë: