Kronikë e zezë

Nuk ka thënë asnjë fjalë për vrasjen e bashkëshortëve Pasho! Lihet në burg ish-e dashura e djalit, dëshmia ku bazohet për ngjarjen akuza

Nuk ka thënë asnjë fjalë për vrasjen e

Ish-e dashura e djalit të bashkëshortëve Pasho, që u gjetën të masakruar në Itali më 15 dhjetor, është lënë në burg. Gjykata dha pasditen e djeshme masën e sigurisë “arrest me burg” për Elona Kaleshi, 36 vjeç, e cila akuzohet për vrasjen e Shpëtimit dhe Teuta Pashos.

Bashkëshortët rezultonin të zhdukur në vitin 2015 dhe eshtrat e tyre u gjetën brenda 4 valixheve të hedhura pranë një burgu në Firence. E reja vendosi që mos të thoshte asnjë fjalë para togave të zeza, duke shfrytëzuar kështu të drejtën për të mos dhënë përgjigje, strategji të cilën e ka ndjekur edhe para prokurores Ornella Galeotti, tre ditë më parë.

Nuk ka thënë asnjë fjalë për vrasjen e
Elona Kaleshi

Ndër dëshmitë që implikojnë të renë janë bërë nga pronarët e ndërtesës në lagjen San Jacopino, ku mendohet se çifti mund të jetë vrarë në fillim të nëntorit 2015.

Sipas dëshmive, qiramarrësit folën për një aromë të që vinte nga shtëpia dhe se kishin parë duke u larguar me disa valixhe një grua, që dyshohet se ka qenë pikërisht Elona Kalesha. Ditën e djeshme policia gjeti gjurmë të tjera në vendngjarje të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim.

Nuk ka thënë asnjë fjalë për vrasjen e
Shpëtim dhe Teuta Pasho

Sipas raportimeve të mediave, vrasja dyshohet se ka ndodhur në momentin që çifti ka qenë në gjumë në momentin dhe copëtimi i trupave të tyre mund të ketë ndodhur në ditët në vijim.

Nuk ka thënë asnjë fjalë për vrasjen e

Mediat italiane bëjnë me dije se 36-vjeçarja e arrestuar duket se e kishte të planifikuar vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj për shkak të shumës së parave që ato mbanin me vete. Gjithashtu hetimet deri më tani bëjnë me dije se marrëdhëniet vjehrrës dhe nuses nuk ishin shumë të mira, pasi Teuta nëna e Taulantit nuk ishte dakord me këtë marrëdhënie dhe dyshohet se pas daljes nga burgu ajo do i kërkonte djalit që të zgjidhte mes tyre.

Nuk ka thënë asnjë fjalë për vrasjen e

Bashkëshortët u gjetën të copëtuar në katër valixhe më 15 dhjetor në afërsi të burgut Solliciano, ndërsa vrasja e tyre mendohet të ketë ndodhur më 2 nëntori të 2015-s.