Kronikë e zezë

Operacioni ‘Fundi i Arratisë’ vë në pranga 32-vjeçarin në Bulqizë

Operacioni ‘Fundi i Arratisë’ vë në pranga

Një 32-vjeçar i konsideruar person me rrezikshmëri të lartë është arrestuar nga policia në Bulqizë gjatë operacionit të koduar “Fundi i arratisë”.

I arrestuari është Fadil Tërnova, 32 vjeç.

Ai ishte në kërkim që prej vitit 2018, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.