Kronikë e zezë

Operacioni tek ‘Varri i Bamit’, 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim

Operacioni tek ‘Varri i Bamit’, 5 të arrestuar dhe 1 në

Pesë shtetas kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, nga operacioni i djeshëm në zonën e “Varrit të Bamit”.

Shtetasit e arrestuar në flagrancë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike janë:

– Gentjan Kore, 47 vjeç, Taulant Çoku, 34 vjeç, Altin Gega, 28 vjeç dhe Erjon Prengaj, 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi E(E) 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor në ngjarje.

Shtetasit e kryenin aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm në rrugën “Kujtim Laro”, në biznesin e shtetasit Gentjan Kore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete, 7 aparate celular dhe 1 kilogram e 128 gramë lëndë narkotike kokainë.