Kronikë e zezë

Vendosin eksploziv në derën e shtëpisë së Talo Çelës, të akuzuarit për vjedhjen e Rinasit

Vendosin eksploziv në derën e shtëpisë së Talo

Rreth orës 04:45 ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në Elbasan. Një pako me eksploziv ka shpërthyer në derën e shtëpisë së Talo Çelës, të shpallurit në kërkim për disa ngjarje kriminale, mes tyre edhe për vjedhjen e Rinasit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund i Ri. Në shtëpinë e tij prej kohësh nuk jeton njeri, ndaj dëmet kanë qenë vetëm materiale.

Pak muaj më parë vranë edhe vëllain e Talo Çelës, Bujar Çelën dhe kjo ngjarje u dyshua si një paralajmërim dhe kërcënim ndaj tij.