Kronikë e zezë

Pas vrasjes tek Top Channel gjendet e djegur makina e autorëve dhe dy kallashnikovë brenda saj

Pas vrasjes tek Top Channel gjendet e djegur makina e autorëve dhe dy

Breshëria e të shtënave pas orës 01:00 të mëngjesit drejt zyrave të Top Channel i Mori jetën rojes së sigurisë Pal Kola, 60 vjeç.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve. Pak orë pas krimit, një makinë e tipit Range Rover është gjetur e djegur në Golem.

Brenda saj gjendeshin dy kallashnikovët me të cilët u krye vrasja.

Pal Kola 60 vjeç ishte punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve.

Roja ka qenë brenda kabinës kur ka dëgjuar breshërinë e kallashnikovit, teksa e kanë kapur edhe plumbat që i morën jetën.