Pati kontakt me telat elektrikë, teksa peshkonte në Erzen! Ndërron jetë 55-vjeçari në Durrës
E Hënë 19 Korrik 2021, 19:37
TiranaPost
Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Durrës, teksa një 55-vjeçar i cili ishte duke peshkuar në lumin Erzen ka rënë në kontakt me telat e energjisë elektrike, ngjarje që i kushtoi jetën.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Jubë të Sukthit dhe viktima është identifikuar nga forcat e rendit si 55-vjeçari me inicialet A.Ç., banues në Sukth. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet e plota të saj.
Tiranapost.al