Kronikë e zezë

Për shkak të burrit, gruaja tentoi t’i japë fund jetës duke pirë fotoksinë. Zbardhet dëshmia

Për shkak të burrit, gruaja tentoi t’i japë fund jetës

Një 49-vjeçare tentoi t’i jepte fund jetës duke pirë fotoksinë, ndërsa aktin ekstrem e kishte menduar si të vetmen mënyrë për t’i shpëtuar dhunës së bashkëshortit.

52-vjeçari nga Kuçova u arrestua nga policia pasi bashkëshortja e tij, P. P., u paraqit në gjendje të rëndë në spital.

Në deklaratën e saj 49-vjeçarja u shpreh se kishte shkuar në këtë pikë pasi bashkëshorti i saj e kishte dhunuar sistematikisht. Sakaq shtetesja P. P. është transportuar në QSUT, për ndihmë më të specializuar.