Kronikë e zezë

Përleshje në një lokal në Elbasan, plagosen me thikë pronari dhe 3 djemtë e tij

Përleshje në një lokal në Elbasan, plagosen me thikë

Një konflikt në një lokal në qytetin e Elbasanit, ka çuar në plagosjen e katër personave.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen"Visarion Xhuvani", në një lokal në pronësi të 65-vjeçarit me iniciale S.Z, ku hynë disa persona duke goditur me thikë ndaj tij dhe tyre djemve të tij.

Të dëmtuar kanë mbetur tre djemtë, 34-vjeçari R. Z., 29-vjeçari Gj. Z. dhe 37-vjeçari me iniciale E. Z.

Përleshje në një lokal në Elbasan, plagosen me thikë

Të plagosurit kanë marrë dëmtime me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, si duar, bark apo fytyrë.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkaqet e sherrit janë banale, ndërsa nuk ka ende informacion në lidhje me identitetin e personave të përfshirë.

Përleshje në një lokal në Elbasan, plagosen me thikë

Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjeve.