Kronikë e zezë

Përplasen dy motora në Lushnje, humb jetën një nga drejtuesit

Përplasen dy motora në Lushnje, humb jetën një nga
Foto ilustruese

Një aksident në Lushnje i mori jetën një 54-vjeçari.

Sipas njoftimit të policisë, dy motorë janë përplasur me njëri-tjetrin në fshatin Halilaj, dhe për pasojë një nga drejtuesit, me iniciale J.B., ka humbur jetën.

Ndërkohë, drejtuesi tjetër F.K., 43 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka mbetur i plagosur.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbulimin e rrethanave e shkakut të aksidentit.