Kronikë e zezë

Përplaset minibusi në Librazhd, një i vdekur disa të lënduar

Përplaset minibusi në Librazhd, një i vdekur disa të

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Qafë Thanë-Librazhd. Rreth orës 14:35, në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur “Guroja”, mjeti minibus me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç, banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i furgonit.

Janë lënduar katër pasagjerët në minibus, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.