Kronikë e zezë

Përplaset nga një makinë, 23-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Përplaset nga një makinë, 23-vjeçari ndërron

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin e vjetër Mamurras-Fushë Krujë, me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari.

Policia njofton se mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin E.Q.,është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin R.P., 23 vjeç. Ky i fundit ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës.