Kronikë e zezë

Plagoset me armë një i ri tek rruga ‘5 Maji’

Plagoset me armë një i ri tek rruga ‘5 Maji’

Një person u plagos me armë, mbrëmjen e kësaj të premteje në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘5 Maji’, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i të plagosurit, i cili është në të 30-tat.

Sipas raportimeve, i riu ka marrë një plumb në këmbë dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Shkak për plagosjen raportohet se ka qenë një sherr dhe policia ndodhet në ndjekje të autori.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.