Kronikë e zezë

Plagosje me armë zjarri pranë Piramidës

Plagosje me armë zjarri pranë Piramidës

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë Piramidës. Dyshimet e para janë se është qëlluar me silenciator, me dy plumba. Kjo pasi qytetarët nuk ka dëgjuar zhurmë.

I plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është gjetur i shtrirë në trotuar pas plagosjes.

Policia ka ngritur postblloqe në zonën përreth dhe Rrugën e Elbasanit në kërkim të autorit.

I plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit. Raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi në përditësim...