Kronikë e zezë

Po kurohej prej 6 ditësh tek ‘Sanatoriumi’, mjekët dëshmojnë për pacientin e infektuar që kreu vetëvrasje

Po kurohej prej 6 ditësh tek ‘Sanatoriumi’, mjekët

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë që u shënua sot tek ‘Sanatoriumi’, ku një 52-vjeçar nga Tropoja i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit.

Viktima Preng Gjonaj ishte shtruar prej 6 ditësh në këtë spital, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar nga Covid.

Mësohet se 52-vjeçari nga Tropoja ishte i shtruar në katin e katërt, repart ku shtrohen pacientët që ndodhen në gjendje të rënduar, ndërsa është vetëhedhur nga dritarja e dhomës së tij.

Kanë qenë mjekët ata që njoftuan të alarmuar policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet, ndërsa në kuadër të këtyre hetimeve, policia sekuestroi dhe kartelën e viktimës. Paraprakisht ka dyshime se vetëvrasja është kryer në kushte të rënduara psikologjike për shkak të sëmundjes.

Mediat raportojnë se personi në fjalë nuk ka vuajtur më parë nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që familjarët e pacientit bazuar tek ato që u kanë thënë mjekëve ka shfaqur probleme të shëndetit mendor në ditët e fundit.

Policia ka marrë në pyetje mjekë, infermierë dhe familjarë, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.