Kronikë e zezë

Pogradec/ Vetëvaret në banesën e saj, nëna 24-vjeçare e një fëmije të mitur

Pogradec/ Vetëvaret në banesën e saj, nëna 24-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Losnik të Pogradecit, teksa 24-vjeçarja R.D. nënë e një fëmije të mitur është vetëvarur në banesën e saj.

Sipas raportit paraprak të Policisë, trupi i saj është gjetur nga prindërit që kishin shkuar për ta vizituar. Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e ngjarjes së rëndë, por Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e rrethanave të saj.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Tiranapost.al