Kronikë e zezë

Policia për aksidentin me dy vajzat që humbën jetën: Kishin mbetur të bllokuara në makinë

Policia për aksidentin me dy vajzat që humbën jetën: Kishin

Nuk dihet konkretisht se si ka ndodhur ngjarja e rëndë por dyshohet se shpejtësia e lartë ka bërë që dy makinat një Benz me drejues një 58 vjeçar dhe një Volkswagen me katër vajza në makinë të përplasen në dalje të tunelit të Elbasanit. Dyshohet se ka qenë makina Benz që ka goditur Volkswagenin.

Policia në informacionet paraprake konfirmon dy viktimat të moshës 23 dhe 21-vjeçe. Ato ndodheshin në sediljen e pasme të makinës. Ndërsa dy vajzat e tjera, shoferja dhe një pasagjere janë në spital në gjendje të rënduar.

Policia njofton se pas goditjes katër vajzat mbetën të bllokuara në makinë dhe u dëshën forcat zjarrfikëse për ti nxjerrë. Por për dy nga vajzat nuk pati më shpresë për jetë pasi mbërritën në spital.

Policia për aksidentin me dy vajzat që humbën jetën: Kishin

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.

Njoftimi: 

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”,  dyshohet se ka goditur mjetin  tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.