Kronikë e zezë

Policia sheh horror në shtëpinë e 44 vjeçarit në Pogradec: I preu kokën nënës

Policia sheh horror në shtëpinë e 44 vjeçarit në

Detaje të frikshme janë publikuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot pasdite në Pogradec. Policia ka shkuar në shtëpinë e 44 vjeçarit dhe ka gjetur kokën e prerë me thikë të nënës së tij 70 vjeçares Firdes Çekiçi të varur tek dera.

Sipas informacioneve paraprake, 44 vjeçari Olsi Çekiçi, kishte kartelë të sëmundjes mendore nga e cila vuante, por ai nuk kishte pranuar që të merrte mjekim. Nga banorët e zonës ai njihej si person problematik dhe dyshohet se konsumonte lëndë narkotike. Rezulton se ai ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Zaharisë.

44 vjeçari jetonte me nënën, vajzën 15 vjeçe dhe vëllain tjetër për të cilin thuhet se gjithashtu vuan nga probleme të shëndetit mendor. Shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta por dyshohet se akti ka ardhur për shkak të problemeve të tij mendore.

Policia ka marrë 44 vjeçarin dhe e ka dërguar në komisariatin e Pogradecit.