Kronikë e zezë

Preng Gjini flet nga spitali për ditën që iu bë atentati: Nuk ruhem nga askush

Preng Gjini flet nga spitali për ditën që iu bë atentati:

Preng Gjini, i mbijetuari i atentatit me tritol më 15 shtator, ka mundur që të flasë për policinë nga Spitali i Traumës. Gjini mësohet të jetë shprehur se nuk është në hasmëri me askënd dhe se nuk ruhej nga ndokush pasi nuk ndihej i kërcënuar. Po ashtu ai mohon hasmërinë me familjen Reçi.

Preng Gjini flet nga spitali për ditën që iu bë atentati:

Ai ka thanë se atë ditë ka qenë në Tiranë ku ka zhvilluar takime të ndryshme me shok e miq, ndërsa ka treguar edhe kontaktet gjatë qëndrimit.

“Nuk kam asnjë hasmëri dhe konflikte me persona të tjerë. Më është vrarë vëllai, por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Gjatë gjithë kohës nuk kam vënë re asnjë detaj të dyshimtë. Gjithmonë lëvizja i vetëm dhe nuk kisha frikë, që të ruhesha. Makinën ia merrja shpesh kushëririt, pasi me të kam marrëdhënie të mira”, mësohet të ketë thënë Preng Gjini për uniformat blu.

Makina me të cilën po udhëtonte 51-vjeçari shpërtheu në zonën e NSHRAK-ut, pasi i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gramë C4 në anën e pasagjerit.

Preng Gjini flet nga spitali për ditën që iu bë atentati:

Atentati mendohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini, ai e mohon këtë fakt.

Preng Gjini flet nga spitali për ditën që iu bë atentati:

Preng Gjini është vëllai i Armando ose Tonin Gjinit nga qyteti i Rrëshenit, i cili u vra më 12 gusht të 2019-s, ndërsa autorët e ngjarjes nuk janë zbuluar ende.