Kronikë e zezë

Pse 71-vjeçari nuk pranoi t’i dorëzohej RENEA-s? Biseda me dy miqtë e tij që tregon arsyen

Pse 71-vjeçari nuk pranoi t’i dorëzohej RENEA-s? Biseda me dy

Biseda me miqtë e Lefter Zhidrut ka zbuluar arsyen që mendohet pse 71-vjeçari nuk pranoi që t’iu dorëzohej forcave RENEA, të cilët prej 5 orësh tentuan që të negocionin me të. Zhidru raportohet se nuk u dorëzua pasi mendonte se kishte vrarë dy kalimtarët L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, të cilët mbetën të plagosur pasi i moshuari qëlloi me armë nga dritarja.

Pse 71-vjeçari nuk pranoi t’i dorëzohej RENEA-s? Biseda me dy

Të lënduarit u plagosën lehtë dhe morën ndihmën e parë në spital. Por Zhidro u tha dy miqve të tij që bashkëpunuan me policinë, për ta bindur të moshuarin që të dorëzohej:

"Largohuni se dy i vrava, juve do ju hedh trutë në erë".

Pse 71-vjeçari nuk pranoi t’i dorëzohej RENEA-s? Biseda me dy

Zhidru ka kërkuar të flasë fillimisht me djalin, i cili jeton në Greqi, por pavarësisht lutjes së tij nuk u bind për t’u dorëzuar. Më pas ka folur edhe me dy miqtë e tij më të afërt në Elbasan, të cilët kanë insistuar që 71-vjeçari të dorëzohet, dhe kanë kërkuar të ngjiten në banesën e tij, por Zhidru u tregua agresiv duke u kërkuar që të largohen.

Lefter Zhidru u vra pasditen e djeshme nga forcat “RENEA”, në lagjen “11 nëntori”, pas 5 orësh negociata.

Si ndodhi ngjarja:

Në numrin e policisë mbërriti një telefonatë, që denonconte se Lefter Zhidru kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij në banesën e tyre në katin e dytë të një pallati. Katër efektivë të policisë u nisën drejt vendit të ngjarjes, kur i moshuari qëlloi me armë zjarri. Ata u ngjitën në katin e tretë të pallatit duke shmangur përplasjen me të moshuarin. Më pas Zhidru qëlloi në drejtim të dritares ku për pasojë u plagosën lehtë dy të rinj, kalimtarë në zonë. Në ndihmë të efektivëve të policisë mbërritën forcat e RENEA-s dhe FNSH të cilët kanë tentuar të ndërhyjnë për të bërë të mundur neutralizimin e 71-vjeçarit. Negociatat zgjatën për 5 orë derisa u mor vendimi për të ndërhyrë, kur i moshuari qëlloi në drejtim të tyre, të cilët iu kundërpërgjigjën.

Lexo më shumë: