Kronikë e zezë

Publikohen pamjet e rënda, nga momenti kur u vra Hekuran Billa tek ‘Komuna e Parisit’ deri kur u nxor nga makina i pajetë

Publikohen pamjet e rënda, nga momenti kur u vra Hekuran Billa tek

Pas publikimit të pamjeve të rënda, që tregojnë momentin kur Hekuran Billa, 40 vjeç, nxirret i vdekur nga makina, mediat kanë publikuar momentin kur iu bë atentati.

Fotot janë publikuar nga LSA dhe janë shkrepur në zonën e Komunës së Parisit, pak pas atentatit që tronditi kryeqytetin, ku shihet se viktima mbante kufje, ndërsa dallohet edhe plumbi në kokë.

Publikohen pamjet e rënda, nga momenti kur u vra Hekuran Billa tek

Ndërsa videoja e atentatit është publikuar nga A2. Në pamje duket makina e atentatorëve që i del në krah makinës tip BMË X6 të Billës dhe pasi e qëllon këtë të fundit, përfundon e përplasur me një bordurë në trotuar. Më pas, makina e vrasësve shihet teksa largohet duke manovruar mbrapsht për të ikur nga i njëjti drejtim që kishte ardhur. Më vonë, ajo makinë u gjet e djegur në Prezë.

Publikohen pamjet e rënda, nga momenti kur u vra Hekuran Billa tek

Në video shihet gjithashtu disa makina të tjera që përplasen me njëra-tjetrën në përpjekje për t’u larguar e për t’i shpëtuar plumbave.

Kujtojmë se viktima kishte 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika. Motivet e ekzekutimit të Billës janë ende të paqarta për hetuesit, por dyshimi kryesor mbetet hakmarrja. Kjo për shkak se 40-vjeçari, i njohur edhe me emrin, Herland Bilali në Angli, në vitin 2006 vrau me breshëri në një lokal Prel Markun ndërsa la të plagosur tre persona të tjerë, Petrit Brahon, Agron Gjonin dhe Musa Rrahmanin.