Kronikë e zezë

Publikohet fotoja e 71 vjeçarit që u ekzekutua dje në Tiranë. Policia verifikon tre djemtë e tij

Publikohet fotoja e 71 vjeçarit që u ekzekutua dje në

Personi që shihni në foton më poshtë është 71 vjeçari me emrin Abdulla Budla, i cili u qëllua për vdekje dje teksa qëndronte në makinën e tij në kryqëzimin që të çon tek Aeroporti i Rinasit. Ai është qëlluar me automatik nga persona që po lëviznin me makinë, ende të paidentifikuar.

Publikohet fotoja e 71 vjeçarit që u ekzekutua dje në

71 vjeçari banonte në fshatin Ahmetaq të Tiranës dhe punonte si taksist i palicencuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 16:45. Dëshmitarët kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë parë një makinë duke u larguar me shpejtësi. Mbetet ende mister shkaku pasi rezulton se 71 vjeçari nuk ka precedentë penalë. Po ashtu tre djemtë e tij, dy prej të cilëve jetojnë jashtë vendit me familjet e tyre.

Djali tjetër i cili jeton në fshatin Ahmetaq punon si taksist pranë Aeroportit të Rinasit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen por vrasja ka ndodhur në një zonë ku nuk ka kamera sigurie.