Kronikë e zezë

Publikohet foto e vrasësit të dy vëllezërve në Krujë

Publikohet foto e vrasësit të dy vëllezërve në

Ekzekutimi i dy vëllezërve Bardhi tronditi Krujën mbrëmjen e djeshme. Sipas policisë përgjegjës për krimin e rëndë dyshohet se është Roland Pula, 32 vjeç, i cili mendohet se ka vrarë vëllezërit Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç.

Në media është arritur të zbulohet fotoja e autorit të dyshuar:

Publikohet foto e vrasësit të dy vëllezërve në

Sipas burimeve nga policia, autori Roland Pula njihej si person problematik në zonë, dhe është skeduar edhe nga policia për vjedhje e grabitje.

Në vitin 2010 ai është dënuar me 2 vite burg për kanosje, plagosje e armëmbajtje pa leje. Ndërkohë shkak i krimit mendohet se janë hasmëria e vjetër mes palëve.

“Shkak për vrasjen mësohet se ka qenë një grindje e vrasje, pasi dyshohet se xhaxhai i viktimave kishte pasur konflikte me xhaxhain e vrasësit të dyshuar”, raportuan sot mediat.

Lexo me shume: