Kronikë e zezë

Publikohet rrëfimi i autorit të Fierit që mori peng 8 vjeçarin, detaje nga biçikleta qe thuhet se e ka joshur

Publikohet rrëfimi i autorit të Fierit që mori peng 8

Janë detaje të rënda dhë të veshtira. Disa ndoshta do duhet të mos bëheshin publike.

Do të raportojmë disa prej tyre përfshi edhe rastin e vitit 2012 për të kuptuar historinë e një personazhi të sëmurë.

Klodian Çalamani ka pranuar autorësinë këtë mbrëmje për vrasjen e fëmijës së fqinjëve të tij në Fier, në fshatin Grecalli.

Fillimisht u raportua se Çalamani ishte në gjendje të dehur, por hetuesit e kanë marrë më pyetje dhe ka pranuar se ë ka rrëmbyer dhe vrarë viktimën e tij të mitur.

Mësohet se agresori jetonte në fshat, në kushte të vështira ekonomike. Ai është me precedent penal përsa I përket rrëmbimeve, pasi në vitin 2012 mori dhe mbajti peng një vajzë 16 vjecare.

Policia dhe banorët e zonës janë mbledhur pranë vendngjarjes. Trupi i pajetë i viktimës u transportua për në morg pasi u gjet I mbuluar me baltë në oborrin e banesës së vraasësit.

Detaji që nxori zbuluar autorin e vrasjes së 8-vjecarit në Fier ishte pikërisht biçikleta e këtij të fundit, me të cilën dyshohet ta ketë joshur viktimën.

Sipas informacioneve në dispozicion, viktima ishte parë duke lëvizur me biçikleten e Klodian Çalamanit pak kohë para vrasjes makabre.

Klodian Çalamani, autori i vrasjes së fëmijës 8-vjeç në Fier, në vitin 2012 kishte rrëmbyer për 20 minuta fqinjën e tij 16-vjeçare bashkë me shokun e Florian Vasiu në atë kohë 25-vjeç.

Një vajzë 22-vjeçare nga fshati Grecalli e rrethit të Fierit, nuk do ta harrojë tmerrin që përjetoi nën dhunën e dy fqinjëve të saj, që më shumë i ngjan një filmi horror.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten.

Dy të rinjtë u dënuar nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.

Tiranapost.al