Kronikë e zezë

Pushuesja bie nga shkëmbi dhe humb jetën në plazhin e Ksamilit

Pushuesja bie nga shkëmbi dhe humb jetën në plazhin e Ksamilit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Ksamilit, ku një pushuese nga Berati ka humbur jetën.

69-vjeçarja Kristina Cauli u rrëzua aksidentalisht nga një shkëmb. Sipas njoftimit të policisë viktima, u transportua drejt Spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë, ku më pas ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.