Qëllohet me armë zjarri makina në Bllok, brenda një grua shtatzënë
E Shtunë 6 Mars 2021, 16:29
TiranaPost
Pas një sherri në zonën e Bllokut, janë nxjerrë armët.
Agresorët kanë qëlluar një herë drejt objektivit të tyre dhe janë larguar në këmbë në drejtim të paditur.
I riu drejt të cilit u qëllua ishte brenda automjetit të tij Mercedes Benz ML. Mësohet se ishte i shoqëruar nga grua shtatzënë, por nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar.
Policia ka shkuar në vendgjarje duke rrethuar zonën dhe për të bërë të mundur kapjen e autorëve.