Kronikë e zezë

Qëndroi për disa ditë pranë trupit të pajetë të nënës, mjeku flet për gjendjen e 9-vjeçares: Erdhi e dehidratuar

Qëndroi për disa ditë pranë trupit të pajetë

E mitura 9 vjeçe me probleme me elipsin qëndroi disa ditë pranë trupit të vdekur të së ëmës, derisa u gjet mbrëmjen e djeshme nga policia, që ishte njoftuar nga fqinjët. Këta të fundit ishin shqetësuar për shëndetin e 45-vjeçares Maria Zia Markovska, të cilën nuk e kishin parë prej disa ditësh.

Aktualisht e mitura, që ka mbetur jetime pasi babai i saj kishte ndërruar jetë 1 muaj më parë, ndodhet në shërbimin e Pediatrisë në spitalin e Pogradecit. E mitura u gjet e paushqyer dhe e dehidratuar.

Qëndroi për disa ditë pranë trupit të pajetë

“Vajza është rehidruar, ushqyer dhe i janë marrë ekzaminimet laboratorike. Jemi në kontakt edhe me shërbimin social për plotësimin e ekzaminimeve të nevojshme për rastin në fjalë. Momentalisht, gjendja e të miturës është e stabilizuar“, u shpreh për mediat shefi i Pediatrisë, Behxhet Liçkollari.

Gruaja me shtetësi maqedonase u gjet e vdekur mbrëmë në banesën e saj në lagjen 3 në Pogradec, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një vdekje nga mbidoza e ilaçeve. Fqinjët treguan për median se viktima ishte në depresion pas vdekjes së bashkëshortit.