Kronikë e zezë

Qiramarrësi vret pronarin në Kuçovë, dëshmia e autorit para policisë

Qiramarrësi vret pronarin në Kuçovë, dëshmia e

Një vrasje me armë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Goraj, në Kuçovë, ku një 44-vjeçar ka qëlluar për vdekje një 41-vjeçar.

Autori Vangjel Polovina raportohet se vrau me një armë zjarri kallashnikov Ajet Gunelin, në oborrin e një lokali, për motive të dobëta.

Autori i kishte marrë me qira një stallë derrash 41-vjeçarit,Në dëshminë e tij të dhënë para uniformave blu, autori pretendon se kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën pasi pretendonte se qiramarrësi e shante dhe ofendonte përditë.

Policia në Berat ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin tip furgon me të cilin autori tentoi të largohej, si dhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se ka kryer krimin. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.