Kronikë e zezë

RENEA aksion të befasishëm gjatë natës për arrestimin e dy personave të rrezikshëm

RENEA aksion të befasishëm gjatë natës për arrestimin e

RENEA ka zhvillua dy operacione për arrestimin e personave të rrezikshëm nga mbrëmja e së martës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Aksioni i parë u zhvillua në qytetin e Peqinit dhe raportohet se ka pasur të shtëna me armë mes policisë dhe Talo Çelës, një prej personave më të kërkuar në Shqipëri.

Çela, 49-vjeç është shpallur në kërkim në vitin 2019 si i dyshuar në pjesëmarrjen e grabitjes famëkeqe të 6.2 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit. Por Çela është shpallur në kërkim edhe për vrasjen e dy vëllezërve Viktor e Besmir Haxhiaj, në 27 prillin e këtij viti në Durrës. Dyshohet se Çela kishte konflikt me dy vëllezërit pasi u kishte lënë atyre një shumë parash për t’i ruajtur, por që nuk ia kthyen më.

RENEA aksion të befasishëm gjatë natës për arrestimin e

Një tjetër operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë u zhvillua në Pogradec.

Në pranga u vu Ilir Berberi, i dënuar për vjedhje, gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje. Ai është hetuar edhe për vrasjen e shefit të komisariatit të Pogradecit Agron Gjyrezit, dhe për disa ngjarje të rënda kriminale.

Efektivët raportohet se kanë rrethuar banesën ku jetonte 52-vjeçari së bashku me gruan dhe vajzën e tij të mitur.

Në momentin e ndërhyrjes ai ka qenë në gjumë, dhe kjo ka bërë që të mos rezistonte. Shtëpia e tij ishte e veçuar dhe ndodhej rreth 500 m larg banesave të tjera, në një pozicion strategjik, ku mund të shiheshin më lehtë lëvizjet e personave që mund t'i afroheshin rrethimit.

Gjatë kontrollit i është gjetur armë zjarri dhe fishekë.