Rrahu për vdekje fqinjin, Gjykata lë në burg Menerin: Isha i dehur

E Mërkurë 3 Gusht 2022, 13:41
TiranaPost
Gjykata ka lënë në burg Alban Menerin i cili goditi për vdekje fqinjin e tij Nikolin Staka disa ditë më parë.
Gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë, Meneri është shprehur se ka qenë nën efektin e alkoolit kur është konfrontuar fizikisht me Stakën.
Ngjarja ndodhi në Tiranë disa ditë më parë, kur Meneri po debatonte me disa gra për një vend parkimi. Fqinji i tij ndërhyri për të shuar konfliktin, por u konfrontuan fizikisht.
Staka gjeti vdekjen si pasojë e hemoragjisë së brendshme nga goditjet. Ai u gjet i pajetë në shtëpinë e tij një ditë më vonë.
Staka ishte me profesion mësues.