Kronikë e zezë

Shefqet Ndroqi nuk ka qetësi, një tjetër pacient hidhet nga dritarja

Shefqet Ndroqi nuk ka qetësi, një tjetër pacient hidhet nga

Çfarë po ndodh me të shtruarit tek Shefqet Ndroqi? Kjo është një përgjigje e vështirë. Sot pacienti numër 5 është hedhur. Mediat raportojnë se L.S, 60 vjeç i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia. Nga informacionet paraprake thuhet se L.S nga Rrësheni kishte 10 ditë i shtruar dhe gjendja shëndetësore ishte rënduar. Ky është i katërti rast i vetëflijimit tek Shefqet Ndroqi dhe i pesti duke përfshirë rastin tek Infektivi.

Ndërkaq nuk dihet nëse më në fund u vendosën punonjësit socialë dhe psikologët. Është premtuar disa herë, por nuk ka një konfirmim zyrtar. Por edhe punonjësit social apo psikologët kanë një kufi në limitimin e aktit të vetëvrasjes.

Kura që merret thuhet në versione të ndryshme që shkakton një lloj depresioni dhe konfuzioni. Ekspertë të huaj dhe shqiptarë, përfshirë mjeken psikiatre Ariana Reli shpjegojnë se Remdesivir shkakton halucinacioni si efekt anësor.

Ndërkaq Covid po bëhet gjithnjë e më shumë një sëmundje psikologjike. Ankthi i lajmeve, antkhi i mesazheve politikë, vdekjet, karantinat, informacionet e ndryshme kanë shkaktuar një psikologji të rëndë që vret më të dobëtit.

Ende nuk ka reagim për rastin e fundit te Shefqet Ndroqi. Lajmi do të ndiqet me detaje dhe rikthehuni në Tiranapost për të mësuar më shumë në orët në vazhdim.