Kronikë e zezë

Sherr me armë mes të rinjve në Vlorë

Sherr me armë mes të rinjve në Vlorë
Foto nga vendi i ngjarjes

Një përplasje me armë u shënua ditën e sotme mes disa të rinjve në lagjen “10 korriku”, në Vlorë. Uniformat blu u njoftuan përmes një telefonate, ndërsa deri më tani kanë shoqëruar një person.

Sherri ka nisur për arsye banale mes të rinjve dhe ka agravuar në përdorimin e armës.

Të rinjtë kanë qëlluar në ajër dhe nuk raportohet për të lënduar. Vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen.