Kronikë e zezë

Sherri në Laprakë ndodhi mes kamarierit dhe pronarëve të lokalit

Sherri në Laprakë ndodhi mes kamarierit dhe pronarëve të

Sherri që u raportua pasditen e sotme në Laprakë mësohet se ka ndodhur pas një incidenti të momentit mes kamarierit të një lokali dhe një klienti.

Ky incident mësohet se ka nxehur pronarët vëllezër me njëri-tjetrin, Besim Sokolaj, 44 vjeç dhe Shkëlqim Sokolaj 48 vjeç.

Këta të fundit janë konfliktuar me kamarierin, gjë e cila më pas është përshkallëzuar në përleshje fizike.

Në mes kanë hyrë edhe tre persona të tjerë, mes tyre i afërmi i dy vëllezërve Edmond Gosturani, 25 vjeç, dhe kushëriri bashkë me shokun e Musës, Xhuljo Musa dhe Marvano Qerimi.

Nga konflikti kanë mbetur të lënduar kamarieri dhe dy miqtë e tij, ndërsa pronarët e lokalit dhe i afërmi i tyre janë arrestuar nga policia.

Lexo me shume: