Aktualitet

Shfrytëzonte të dashurën e mitur bashkë me një 18-vjeçare për prostitucion, kapet i riu

Shfrytëzonte të dashurën e mitur bashkë me një

Dy adoleshente shfrytëzoheshin për prostitucion nga një 28-vjeçar nga Korça, i cili përfundoi në pranga.

I arrestuari u identifikua nga policia si Majkëll Mara, i cili shfrytëzonte për të fituar para të dashurën e tij 17-vjeçare, me të cilën bashkëjetonte dhe një vajzë tjetër 18-vjeçare. Këtë të fundit i riu e përdorte edhe për të shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.

Vajzat ushtronin prostitucionin në qytetet Korçë, Sarandë dhe Tiranë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet dhe dy telefona.

I riu akuzohet për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur’’, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.