Kronikë e zezë

Shikoja shpesh një vajzë... Si u justifikua 22-vjeçari që ndihmoi për vrasjen e Hekuran Billës

Shikoja shpesh një vajzë... Si u justifikua 22-vjeçari që

22-vjeçari Sebastian Mali i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, më 11 qershor tek Komuna e Parisit, u la sot në burg pa afat. Seanca e tij u zhvillua sot pa praninë e medias, me dyer të mbyllura.

Para turpit gjykues, i riu mësohet se u justifikua se ndodhej në zonën ku ndodhi krimi për qejf, pasi ishte duke kaluar për të bërë pazar në një qendër tregtare.

Shikoja shpesh një vajzë... Si u justifikua 22-vjeçari që
Sebastian Mali

"Isha në zonën afër vendit të ngjarjes, sepse shkoja shpesh për të bërë pazar në qendër (Qendra Kristal) dhe shikoja një vajzë që dhe ajo vinte shpesh aty" mësohet se ka thënë ai.

Avokati i tij, Ilir Murati kërkoi lirimin nga qelia me pretendimin se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, por gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke e lënë në qeli.

Shikoja shpesh një vajzë... Si u justifikua 22-vjeçari që
Hekuran Billa

Mali u identifikua nga kamerat e sigurisë te kryqëzimi i Komunës së Parisit në rrugën që të çon te Qendra Tregtare. Sebastian Mali mësohet se vëzhgoi lëvizjet e shënjestrës. Ai e priti te kryqëzimi që të çon te qendra tregtare dhe në momentin që Hekuran Billa futet, i riu akuzohet se ka sinjalizuar atentatorët që dy minuta më pas e ekzekutuan.

Shikoja shpesh një vajzë... Si u justifikua 22-vjeçari që

Të premten u kap në Mal të Zi, Viktor Marku, i dyshuar si autor kryesor për vrasjen Billës. I arrestuari është vëllai i Prel Markut, për të cilin Billa u dënua për vrasjen e tij në 2006 në Britani, me burgim të përjetshëm nga gjykatat britanike dënim i konvertuar me 25 vite sipas legjislacionit shqiptar.

Lexo me shume: