Kronikë e zezë

Shiste heroinë sipas porosive që merrte, 31-vjeçari kapet në një banesë në Tiranë

Shiste heroinë sipas porosive që merrte, 31-vjeçari kapet

Një 31-vjeçar u arrestua në Tiranë për shpërndarje të lënëve narkotike. I riu Endrit Zeqaj, u mësua se në një banesë në rrugën “Asdreni”, ku iu gjet 1 kg e 75 gr heroinë. Një pjesë e lëndës narkotike ishte ndarë në doza gati për shitje sipas porosive që merrnin.

Informacioni u sigurua nga policia në rrugë operative nga burime të ndryshme.

Vazhdon puna intensive për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

I riu akuzohet për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.