Kronikë e zezë

Shoku që e dekonspiroi, ja çfarë thotë Shkëlzen Buci për lidhjet me të penduarin

Shoku që e dekonspiroi, ja çfarë thotë Shkëlzen Buci

Dihet tashmë që historia e zbardhjes së ekzekutimit të Eglantina Bucit nisi nga deklarata e të penduarit, emri i të cilit nuk është i qartë. I penduari dhe njëkohësisht miku i Shkëlzenit, i cili mbrohet nga policia, më 2017-ën i ka thënë hetuesve se kishte qenë ai që kishte shoqëruar me makinë mikun dhe motrën e tij për tek Mali me Gropa dhe që prej atij momenti Eglantina ishte deklaruar e zhdukur.

Por siç dëshmon Buci nga burgu i Fierit, ai i ka thënë mikut të tij se do ta gjej Eglantinën, ndërkohë që përsërit: “Nëse unë kam dorë në këtë situatë nuk pranoj dënim, por vetëm ekzekutim”. Akuzat janë për vëllanë Shkëlzenin, por edhe për babanë i cili akuzohet se është “skenarist” i kësaj ngjarje.

Më poshtë po ju rendisim pjesë nga intervista e tij:

-Lidhur me pretendimet e mikut tuaj çfarë keni për të thënë?

Unë i kam thënë atij që unë herët ose vonë Eglantinën do ta gjej. I kam thënë gjykatësit se nëse unë kam dorë në  këtë situatë nuk pranoj dënim, por vetëm ekzekutim. Në çdo gjyq që të bëhet për mua dua vetëm drejtësi, asgjë më shumë. Personat që kanë vënë dorë tek motra ime do ta paguajnë me jetën e tyre. Motra nuk ka jetuar me ne. Ai me të cilin donte të martohej motra ime ishte i martuar dhe më ka thënë që do ta marrë për nuse motrën time dhe do të ndahej nga gruaja që kishte. Motra ime jetonte tek xhaxhai, nuk jetonte me ne. Prindi im çfarëdolloj përbindëshi, edhe në depresion të jetë nuk mund të vrasë krijesën e vet. Eglantina nuk është prekur nga familja ime, kaq di të them. Por do të dalë e vërteta se kush e ka trafikuar, kush i ka blerë unaza e të gjitha me radhë.
-Çfarë mesazhi ke për mikun tënd?

Zbardh të vërtetën siç e di dhe trego të vërtetën. Për mua mjafton të gjej personin e vërtetë që ka vënë dorë mbi motrën time. Unë skam asgjë kundër shokut tim, por i lutem çfarëdo që të dish nxirri të gjitha që të dal e vërteta. Unë që kam bërë një gabim nuk do të thotë që kam vrarë motrën time. Unë kam besim tek drejtësia dhe tek gazetarët që do të hetojnë dhe do ta gjejnë të vërtetën nëse jam unë.
Sipas jush motra është vrarë nga grupi që e trafikonte?

Unë sikur të kisha prova nuk do të kisha ardhur këtu. Nuk mund të identifikoj një person specifik. Por zotërisë i lutem të tregohet i sinqertë dhe pa komplekse dhe të tregojë të vërtetën ashtu siç e di.
-A ke qenë me këtë person ndonjëherë tek Mali me gropa?
Jo kurrë në jetë.
-A keni pasur armë, ti ose babai jot?

Jo asnjëherë, unë s’kam bërë as ushtrinë. Ekspertiza do të nxjerrë të vërtetën e motrës time. Ju lutem hetoni.