Kronikë e zezë

Shpërthim me eksploziv në Elbasan pranë lokalit të ish-futbollistit

Shpërthim me eksploziv në Elbasan pranë lokalit të

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit në lagjen Luigj Gurakuqi, në të njëjtën zonë ku ndodhi vrasja më 30 korrik e 30-vjeçarit Florian Lamçja.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Dyshohet se ka qenë rreth 100 gram lëndë plasëse artizanale e vendosur jashtë një lokali me administrator Mateo Toçin, ish-futbollist i Elbasanit.

Policia ka nisur hetimet.