Kronikë e zezë

Shqiptari 24-vjeçar ndërron jetë si pasojë e aksidentit automobilistik në Itali

Shqiptari 24-vjeçar ndërron jetë si pasojë e aksidentit

Një aksident fatal për 24-vjeçarin me origjinë shqiptare, Florenc Kasa, është regjistruar në komunën Castelbellino të provincës së Ankonas.

Mediat italiane reportojnë se mjeti me të cilin po udhëtonte i riu i ndjerë është përplasur me parmakun e rrugës dhe më pas është përmbysur. Si pasojë e impaktit, ai ka marrë plagë që nuk ka mundur t’iu rezistojë.

Kasa, i cili kishte disa muaj që ishte zhvendosur në Genga, ishte në një BMË kur udhëtoi në SS76 drejt Fabrianos rreth mesnatës së djeshme.

24-vjeçari ka mbërritur pranë kryqëzimit të Castelbellino-s, ku po kryheshin punime, pasi duke u kthyer në karrexhatë ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur në shiritin mbrojtës.

Për t’ia shpëtuar jetën 24-vjeçari kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe punonjësit e shëndetësisë, por fatkeqësisht ndihma për 24-vjeçarin që ka ngecur mes llamarinave ka qenë e kotë.

Tiranapost.al