Kronikë e zezë

Siriani u gjet i vdekur pranë një ish-hoteli në Durrës, sqarimi i policisë lë dyshime

Siriani u gjet i vdekur pranë një ish-hoteli në Durrës,

20-vjeçari sirian që u gjet u vdekur në lagjen nr.1 në Durrës dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i ish-hotel Vollgës.

Siriani u gjet i vdekur pranë një ish-hoteli në Durrës,

Aktualisht ndërsa është e pabanueshme, ndërsa sipas policisë ai strehohej aty. Nga këqyrja e ambientit u gjendën disa sende personale dhe telefoni  i tij. Policia ende nuk ka sqaruar nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje.

“Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia. Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Siriani u gjet i vdekur pranë një ish-hoteli në Durrës,

Ndërsa mediat raportojnë se dyshohet se është një krim i ndodhur nga një bashkëkombës i tij. Shtetasi sirian u gjet u pajetë sot rreth orës 06:30.