Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në resortin e pishinave në Tiranë

Të shtëna me armë në resortin e pishinave në

Një përplasje me armë zjarri u shënua mbrëmjen e sotme në zonën e Mulletit, në një resort pishinash.

Konflikti ka ndodhur mes disa të rinjve, ndërsa degjeneroi deri në përdorimin e armëve.

“Rreth orës 18:45 njoftua salla operative se në Mullet një shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi me një mjeti tip "Foristradë".

Sipas njoftimit të policisë nuk pati të lënduar. Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.