Kronikë e zezë

Vrasje me silenciator tek 'Komuna e Parisit' në Tiranë

Vrasje me silenciator tek 'Komuna e Parisit' në Tiranë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në lagjen Komuna e Parisit në Tiranë, pranë Qendrës Kristal.

Një person ka humbur jetën të cilit i është bërë atentat pak minuta më parë.

Mësohet se është ekzekutuar me silenciator personi Hekuran Billa. Ai është gjetur i vdekur brenda një makine tip 'BMW X6' të bardhë, ndërsa autorët janë larguar.

Forca të shumta policie janë mbledhur në vendin e ngjarjes. Shkaqet nuk bëhen me dije por dyshohet për larje hesapesh.