Kronikë e zezë

59-vjeçari qëllon për vdekje dy gra në Astir, policia jep detaje

59-vjeçari qëllon për vdekje dy gra në Astir, policia jep

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, në Astir në rrugën “Bajram Dushi”.

Nga raportimet e para të Policisë së Tiranës dyshohet se një 59-vjeçar Përparim Ademi, gjatë një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.

Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë dy motrat që u mbetën viktima të krimit.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Tiranë/ Informacion paraprak:

Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajmi në përditësim...