Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Divjakë, Policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në Divjakë, Policia në

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Ferras të Divjakës. Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në ajër dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga Policia.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 18:50, në fshatin Ferras, Divjakë, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

Tiranapost.al