Kronikë e zezë

Tentojnë të grabisin banesën në Kavajë, përplasen me familjarët! Raportohen dy të lënduar, njëri prej tyre 13-vjeç

Tentojnë të grabisin banesën në Kavajë, përplasen

Një tentativë grabitjeje në fshatin Karpen të Kavajës, është hasur në rezistencën e banorëve ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 13-vjeçar me inicialet A.G dhe shtetasja R.G 47-vjeçare.

Autorët ende të paidentifikuar nuk kanë arritur të marrin vjedhin asnjë gjë prej banesës dhe janë larguar me shpejtësi.

Raportohet se shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë hapur hetimin për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorëve.

Tiranapost.al